Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në tetor të këtij viti janë raportuar dy mijë e 273 raste të dhunës në familje, një mijë e 897 prej tyre janë viktima femra dhe 433 meshkuj. Duke folur se çfarë bëjnë për këto raste punonjësit social dhe nëse ata merren sa duhet me rastet e tilla, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku ka deklaruar se punëtorët social bëjnë punën e tyre dhe ka mohuar akuzat që vijnë në adresë të tyre për mungesë angazhimi. Ai ka thënë se nuk ka asnjëherë vend në Qendrën për Punë Sociale akuza për mospunë ose mosreagim, për shkak se ne jemi të parët të cilët dolëm në secilin rast. “Ne e kemi të rezervuar edhe kemi kontratë me shërbimin e taksit, me të cilët në çdo kohë, neve na çojnë brenda 5 minutave në polici, ne kemi një punëtor kujdestar 24 orë. Ne bashkëpunojmë me të gjitha institucionet, bashkëpunimi kyç është me Policinë e Kosovës për shkak se intervenojmë qysh në fillim” ka thënë drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …