Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb, nën dyshimet për krime lufte. Në njoftimin e Policisë thuhet se i arrestuari dyshohet se ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën 1998-1999 në fshatin Gurakoc të Burimit. Detaje të tjera për këtë rast nuk bëhen të ditura në njoftimin e policisë. Ndërkohë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se bëhet fjalë për Çasllav Jolliqin, 54 vjeç. Ai është banor i Serbisë dhe për 23 vjet rregullisht kishte udhëtuar për në Kosovë dhe asnjëherë nuk kishte pasur probleme. Ky rast vazhdon praktikën e aktakuzave të ngritura nga Prishtina kundër serbëve nga Kosova, që në këtë mënyrë t’i pengojë të kthehen në shtëpitë e tyre apo të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Zyra serbe e Beogradit për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …