Një asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, i quajtur Egzon Azemi, paska deklaruar se një polic i Kosovës i cili ka qenë i angazhuar në veri, në periudhën e fundit është paguar 2 mijë deri në 3 mijë euro, për shkak të orarit të zgjatur. Ai paska thënë se policisëe mbase nuk ja kanë plotësuar 100% kërkesën për paga, por sipas tij më e rëndësishme është që atyre i është rikthyer dinjiteti. Sipas këtij rezonimi jo logjik, paraja ia paska kthyer dinjitetin policisë, e cila ka në radhët e veta mijëra pjesëtarë, ndërsa në veri kanë qenë angazhuar disa qindra. Polica nuk paska pasur dinjitet, kur i ka mbrojtur institucionet nga Albini me të vetët.
Pagesa nga tremijë euro nëse del të jetë e vërtetë, është një shkelje e rëndë e Qeverisë, sepse ne nuk kemi polici mercenare, por një polici të rregullt ashtu si të gjitha vendet demokratike të rajonit, e cila kryen detyrat dhe obligimet e saj; Kjo polici ka qenë e sulmuar për afër 15 vjet nga Albin Kurti e militantët e tij. Kanë qenë më tepër se 300 policë që ishin lënduar fizikisht nga ablinistët që tani janë në Qeveri, shumë prej tyre me akuza për vepra penale në sulmin dhe djegien e institucioneve dhe pengimin e dhunshëm të punës në Kuvend. Në mesin e tyre edhe dy të parët e Shteti, disa ministra e deputetë. Opozita kërkon rritje pagash të të gjithë policëve dhe jo vetëm të atyre që i qon Sveçla në kufi, duke e ditur se janë në mbrojte të KFOR-it ndërsa duke rrahur gjoks për trimëri. Këtë e kanë vërtetuar autoritetet më të larta të Forcave Paqeruajtëse, në Kosovë.