leoni

Policia e Kosovës ka nisur drejt Shqipërisë 110 operator të ndryshëm logjistik në ndihmë njësiteve emergjente

Policia e Kosovës ka nisur drejt Shqipërisë 110 operator të ndryshëm logjistik në ndihmë njësiteve emergjente

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka mobilizuar njësitet e saja policore dhe ka nisur drejt Shqipërisë, për t’i ndihmuar njësiteve emergjente. Policia ka nisur 110 operator të ndryshëm logjistik, kanë kaluar kufirin e Kosovës dhe do të jenë në shërbim të autoriteteve të Shqipërisë dhe sipas nevojës emergjente do të operojnë në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara. Policia e Kosovës shpreh gatishmërinë e saj që të vejë në funksion të gjitha kapacitetet policore dhe logjistike, në përkrahje dhe mbështetje të autoriteteve të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, të prekur nga tërmeti i mëngjesit të sotëm. Po ashtu Policia e Kosovës do të jetë në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet edhe në Kosovë, ku janë regjistruar disa tërmete të shkallës më të ulët.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj pas dështimit të Haxhiut: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me marrëveshje

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar shkurt pas dështimit të radhës për zgjedhjen …