Policia e Kosovës ka njoftuar se është shtyrë afati për fillimin e shqiptimit të gjobave për shoferët me targa ilegale, e paralajmëruar të filloi nga nesër, më 21 nëntor. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21 nëntor do të vazhdojë masa e qortimit të shoferëve me targa ilegale serbe, ndërkaq më 22 nëntor do të fillojë shqiptimi i gjobave. Deri më 20 nëntor janë shqiptuar rreth 1.740 qortime për shoferët e makinave me targa ilegale serbe ndërsa shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh është paralajmëruar se do të zgjasë deri me 21 janar të vitit 2023.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …