Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përgatitur mjaftueshëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë përgatitur mjaftueshëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Me qëllim të mbarëvajtjes së këtij procesi, janë angazhuar shumë zyrtar policor por në rast nevoje do të angazhohet edhe polic të tjerë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka planifikuar një urdhër policor “Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës” që po mbahen sot. “Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe  institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre. Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …