Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të përkujdeset gjatë qëndrimit të delegacionit shtetëror të Shqipërisë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të përkujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortave dhe qëndrimit të delegacionit shtetërorë të Shqipërisë në Kosovë. “Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizojë seancë të përbashkët me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet sot, më 20 dhjetor 2024, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me rastin e seancës së përbashkët, ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortave dhe qëndrimit të delegacioneve shtetërore në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryekuvendari Konjufca, krekoset se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur jo vetëm shkeljet e Gjykatës Kushtetuese

Kryekuvendari  i krekosur, Glauk Konjufca, thotë se Kosova qenka kampion i demokracisë, duke fshehur faktin …