Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar më shumë se 36 mijë kilogramë mish gjatë një kontrolli, në Zahaq të Pejës. Me kohë ishte vërejtur ase një biznes po përpunonte produkte të mishit me afat të skaduar. Në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia. Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar. Personat e arrestuar, drejtori kryesor i pesë njësive të biznesit afarist dhe zëvendësi i tij, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale, prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimorë për shëndetin e qytetarëve. Ata janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …