Policia ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës gjatë një aksioni në vazhdim. Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka njoftuar se ky aksion u krye pas një informacioni nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për operimin ilegal të këtyre postave. Pas verifikimit të lokacioneve dhe informimit të prokurorit, këto objekte u mbyllën, ndërsa një rast, në Leshak u arrestuan dy veta për prishje rendi. Në aksion kanë qenë të pranishëm edhe monitorues të EULEX-it.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …