Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet e 6 tetorit

Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet e 6 tetorit

Policia e Kosovës do të angazhojë një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë dhe ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në procesin zgjedhor të 6 tetorit. Gjatë një takimi sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm Rashit Qalaj, ka folur lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare -2019”. Në këtë takim morën pjesë zëvendësdrejtorët e PK-së, drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorive rajonale, komandantët e stacioneve policore dhe përfaqësues të ICITAP-it amerikan, të cilët u njoftuan lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Drejtori Qalaj gjatë këtij takimi potencoi se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës. Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore, angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të materialit sensitivë e deri në përfundim të procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …