Policia e Kosovës, me rastin e arrestimit dhe dëbimit të serbit Gjuriq në Serbi ka ruajtur rendin kushtetues

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari Haxhi Shala, u përkrahën dy raporte me amendamente të këtyre projektligjeve: Projektligjit Nr.06/L-026 për Azil, si dhe Projektligjit nr. 06/L-036 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-219 për të Huajt. Ndërkaq, në çështje të ndryshme u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës, me theks të veçantë për arrestimin e zyrtarit të lartë të shtetit serb, Marko Gjuriq. Këtë çështje e ngriti zv/kryetari i dytë i Komisionit, Zoran Mojsiloviq, duke theksuar se pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë përdorur forcën dhe se aksioni i PK-sa ndaj tyre, sipas tij, ka qenë i jashtëligjshëm dhe i panevojshëm.

“Udhëheqësit e këtij aksioni duhet të bartin pëgjegjësi për veprat e kryera gjatë asaj dite dhe duhet të bëhet një hetim lidhur me këtë”, tha Mojsiloviq, duke e quajtur tubimin e përfaqësuesve serb si paqësor. Deklarata e tij ngjalli reagimet e mënjëhershme të anëtarëve të Komisionit. Haxhi Shala dhe Muharrem Nitaj, pasi shprehën mospajtimin e tyre lidhur me akuzat që iu bënë policisë nga z. Mojsiloviq,  kërkuan që fillimisht lidhur me këtë të pritet një raport zyrtar i Policisë apo Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pastaj mbi bazën ë këtij raporti të zhvillohet debati në Komision. Ndërsa, Ismet Beqiri, Rexhep Selimi,  Fatmir Xhelili dhe Xhelal Sveqla, theksuan se Policia e Kosovës, në këtë rast, ka ruajtur rendin kushtetues, por tubimin e përfaqësuesve serb e quajtën ilegal. Ndërkaq, theksuan se operacioni nuk është zhvilluar mbi baza etnike.

Pas një diskutimi të gjerë lidhur me këtë, ata u dakorduan që fillimisht të presin publikimin e një raporti zyrtar të MPB-së lidhur me ngjarjet e asaj dite në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërkaq, pas këtij raporti të ftohet për raportim në Komision, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, për të dhënë sqarimet e nevojshme lidhur me këtë aksion të PK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …