Policia e Kosovës me urdhër të kreut të Kuvendit dhe Qeverisë Mustafa ka arrestuar edhe deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe Fisnik Ismaili, derisa ndodheshin jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, bëhet e ditur se deputeti Rexhep Selimi nuk ka pranuar të hyjë në veturë të policisë, por ka shkuar deri në Stacion me veturën e tij i shoqëruar nga policia. Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj lidhur me arrestimin e Rexhep Selimit ka shkruar se janë për keqardhje veprimet e këtij pushteti diktatorial. Arrestimi i deputetit dhe njërit prej figurave kyçe të UÇK-së, Rexhep Selimi, është veprim i një shteti policor. Kjo nuk e dobëson Rexhën, përkundrazi, e forcon atë. Kjo e tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti se deri ku është i gatshëm të shkojë vetëm për të ruajtur postet.” Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe heroi i kombit, Mujë Krasniqi ishin tre komandantët e luftës së UÇK-së, që dolën publikisht, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Rezallë të Drenicës, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Geci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …