Lëvizja Vetëvendosje njofton se në ora 11:00 në pikën doganore të Morinës, Policia e Kosovës ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana për të marrë pjesë në protestën e sotme, në Prishtinë. Në fillim policia ka kontrolluar autobusin, ku kanë gjetur parullat protestuese, ndërkaq, më pas i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë. Protestuesit e tjerë janë kthyer me gjithë autobus në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe nuk iu është lejuar hyrja. Më pas Policia e Kosovës ka lëshuar një dokument në të cilin e ka shpallur person të rrezikshëm Bashkim Rodonin, dhe ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë. Bashkim Rodoni është artist, regjisor e muzikant. Ndërsa, një tjetër pjesëmarrës, Gent Hmzain e kanë arrestuar dhe kanë njoftuar se do ta çojnë në paraburgim në Prizren. Gent Amzai, nga Struga, është student i filozofisë në Tiranë. Të tjerëve ende nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje se pse po i ndalojnë. Ky veprim i Policisë së Kosovës është i turpshëm, dhe synon vazhdimin e politikës famëkeqe të distancimit të Kosovës prej Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Ndërkohë nga terreni arrijnë informacione se Policia e Kosovës po ndalon autobusët që janë nisur me protestues nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe po i kontrollon qytetarët se mos posedojnë gjëra të dyshimta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …