Kreu i Policisë Kosovës ka kërkuar suspendimin e rreth 100 policëve ish-pjesëtarë të UÇK-së me arsyetim se paskan probleme mendore, por nuk bëhet e ditur se si janë pranura në Polici këta luftëtarë të lirisë, derisa iu kanë nënshtruar kushteve rigoroze të konkursit dhe cilët kanë qenë ata zyrtarë të kësaj policie “që kanë shkelur aq rëndë ligjin” me rastin e pranimit të tyre në punë.
Ky arsyetim për largimin nga policia edhe të pjesëtarëve të fundit me prejardhje nga UÇK-ja bëhet me qëllim të pastrimit të radhëve të kësaj policie të quajtur multietnike, por që është përplot e mbushur me ish-milicë të RSFJ-së madje edhe me të tillë të kohës së Milosheviqit.
Drejtoria e përgjithshme e policisp po refuzon ta bëjë një gjë të tillë. Policët në fjalë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së me status të invalidit të luftës. Vetëm pak ditë më parë, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë për suspendimin e 94 pjesëtarëve të saj. Arsyeja po del të jetë shqetësuese. IPK po pretendon se pjesëtarët në fjalë kanë probleme të natyrës psikike. Këtë e ka konfirmuar vetë IPK-ja dhe ka sqaruar arsyen e rekomandimit për suspendimin e këtyre policëve.
“Arsyeja e rekomandimit është, sikur thuhet për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore duke ju referuar dokumentacionit të tyre që i kanë paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Institutit të Psikiatrisë Forensike. Për shkak të dokumentacionit të tyre shëndetësor të paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është dëshmuar se vetëm ata me preajdhje nga UÇK-ja paskan probleme shëndetësore të natyrës psikike (dhe asnjë pjesëtar tjetër, madje as ata të kohës së Milosheviqit, asa ata nga radhët e minoriteteve) thuhet në përgjigjen e IPK-së, për pa sqaruar se a e kanë kaluar konkursin në kohën kur janë pranura në punë. Në polici të Kosovës janë gjithsej 148 pjesëtarë të cilët janë invalidë të luftës dhe të cilët priet të largohen ndërkohë, sepse duke se kjo është një marrëveshje e fshehtë e bisedimeve të Kosovës me Serbinë në Bruksel. (RKL)