Policia e Kosovës, ka marrë urdhër nga qeveritarët përgjegjës, që gjatë kohës së qëndrimit të dhunshëm në vendin tonë të kryetares të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, të kujdeset maksimalisht dhe me të gjitha mjetet, për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë. “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit ë lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, duke pamundësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugët e tyre, për shkak të ardhjes së një femra të paftuar, së cilës askush në Kosovës nuk dëshiron t ia shohë fytyrën, përveç dëshmitarëve të mbrojtur dhe pa identitet të Gjykatës Speciale, e cila po bën përpjekje ta gjykojë dhe ta damkos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …