Disa nga masat e reja që pritet të merren me qëllim të kufizimit të infektimit me virusin korona

Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar shumë gjoba ndaj qytetarëve që nuk përfillim masat anti-covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar shumë gjoba ndaj qytetarëve që nuk përfillim masat anti-covid. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 759 persona. Gjobat janë shqiptuar kryesisht për mos vendosjen e maskës. Kujtojmë se në muajin gusht 2020, ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi. Gjoba për mos mbajtje të maskës është 35 euro ndërsa për shkelje tjera më të rënda, dënimi arrin në qindra euro. Ndërkohë Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdon të ju bënë thirrje qytetarëve për respektimin e masave anti-kovid pasi ato janë mënyra më e mirë për luftimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …