leoni

Policia e Kosovës paralajmëron masa ndaj zjarrvënësve të qëllimshëm se do do të përballen me organet e drejtësisë

Policia e Kosovës paralajmëron masa ndaj zjarrvënësve të qëllimshëm se do të përballen me drejtësinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer hetime lidhur me shkaqet e përhapjes së zjarreve në disa pjesë të Kosovës. Sipas një komunikate të PK-së, të gjithë personat e dyshuar që më qëllim apo nga pakujdesia e tyre kanë shkaktuar zjarret do të përballen me organet e drejtësisë. “Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë. Po ashtu policia thotë se me kapacitet të plota është duke angazhuar në zonat ku ka zjarre në shuarjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …