Policia e Kosovës, kan njoftuar se pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo-hetimore. Përmes një njoftimi për media, nga PK-ja kanë bërë të ditur se fillimisht Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë personale të kryeministrit, duke përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga regjioni i Prishtinës, të përbëra nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të kryeministrit. Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtar të njësive speciale”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …