Policia e Kosovës e lanson aplikacionin elektronik “Lajmëro Policinë”, për raportimin e rasteve nga ana e qytetarëve

Policia e Kosovës i përgjigjet pyetjes së deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj

Policia e Kosovës i është përgjigjur deklaratave të deputetit të AAK-së,  Daut Haradinaj, i cili kishte pyetur pse policia e Kosovës u tërhoq nga shtëpia e kryeministrit kur aty u hodh koktej molotovi nga protestuesit, në ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës. Në përgjigje të deputetit Haradinaj, Policia e Kosovës bën me dije të gjitha veprimet e saja, duke i përfshirë ato të ofrimit të sigurisë ndaj rezidencës së Kryeministrit, i ka realizuar konform autorizimeve dhe procedurave të parapara ligjore. Referuar legjislacionit në fuqi, që nga data e emërimit te z. Mustafa si Kryeministër i vendit, i është caktuar ofrimi i sigurisë së tij dhe rezidencës 24 orë 7 ditë në javë. Policia e Kosovës në bazë të përgjegjësive të saja edhe në ditën e specifikuar ka ofruar siguri për rezidencën e Kryeministrit, me pjesëtaret e PK-se të cilët kanë qenë të caktuar me detyrë në perimetrin e brendshëm të rrethojës së rezidencës së Kryeministrit, të cilët atë ditë kanë arritur të intervenojnë në fikjen e koktej molotovit të hedhur drejt rezidencës së Kryeministrit. Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallime se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi”, thuhet në sqarim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …