Internacionalja Socialiste mbështet LV-në për zgjedhjet e 11 qershorit

Grupacioni ndërkombëtar më i madh në botë i partive social-demokrate, Internacionalja Socialiste, i ka dërguar një letër mbështetëse Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Në Internacionalen Socialiste bëjnë pjesë parti evropiane të qendrës së majtë të spektrit politik, si Partia Socialiste e Francës, Partia Social Demokrate e Austrisë, Partia Socialiste e Spanjës, Partia Socialiste e Belgjikës, Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Socialiste e Bullgarisë, Partia Socialiste Finlandeze, e plot parti të tjera evropiane dhe nga e gjithë bota. Letra mbështetëse në emër të Internacionales Socialiste është dërguar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj internacionale, Luis Ayala, drejtuar kryetarit të Vetëvendosje, Visar Ymerit dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike e Kosovës: Sulmet ndaj afaristëve dëmtojnë zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për sulmet e vazhdueshme ndaj afaristëve …