Policia e Kosovës po ndërmerr veprimet e ligjshme në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, në veri

Në një njoftim zyrtar të Policisë së Kosovës, lidhur me situatën e acaruar në komunat e veriut të Kosovës, bëhet me dije se  sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, policia  po ndërmerr veprimet e saja  në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke ua siguruar lëvizjen kryetarëve të  komunave veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …