Policia e Kosovës sot shënon 18 vjetorin e themelimit. Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …