leoni

Qalaj: Mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po punojnë me orar 12 orësh për ta menaxhuar situatën

Policia e Kosovës do ta shtoj praninë nëpër sheshe gjatë festës së fundvitit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është në përfundim të realizimit të planit për shtimin e pranisë së saj gjatë festave të fundvitit. Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale të natyrave të ndryshme. Sikurse edhe viteve të kaluara Policia e Kosovës edhe këtë vit për festat e fundvitit ka përgatitur planin operativ ‘Fundviti 2016 dhe fillimi i vitit 2017’, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …