Policia e Serbisë ka ndaluar ekipin pjesëmarrës të Kosovës në festivalin “Mirëdita, dobar dan!”, pjellë dhe fundërrinë e bashkim vëllazërimit të dikurshëm. të cilët do të paraqiteshin në Beograd. Duke qenë se sot ishte paraparë hapja e edicionit të 11-të të këtij festivali, pjesëtarë të stafit organizativ dhe mediash nuk janë lejuar të vazhdojnë drejt Beogradit; kjo ende ka mbetur të konfirmohet nga raportet zyrtare. në Hapjen e edicionit të 11-të, artistët dhe autorët kosovarë do të prezantohen para audiencës së Beogradit përmes koncerteve, ekspozitave, debateve, shfaqjeve dhe filmave. Organizatorët njoftuan se festivali përfaqëson një kombinim të bashkëpunimit kulturor dhe inicimit të çështjeve të rëndësishme politike që synojnë hapjen dhe paqen pozitive midis shoqërisë serbe dhe asaj kosovare. Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, njoftoi se Ministria e Brendshme ka lëshuar një urdhër për ndalimin e tubimit në festivalin “Mirëdita, dobar dan”. Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, tha Daçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …