Policia e Shqipërisë ka ndërmarrë një aksion masiv në mbrëmjen e së dielës dhe deri në orët e para të së hënës, duke arrestuar dhe ndaluar dhjetëra persona, si aksion kundër trafikimit të drogës, armëve dhe krimit të organizuar. Operacioni i Policisë ka qenë i shtrirë në pesë rrethe të Shqipërisë: Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve të Shqipërisë. Në një deklaratë të Policisë së Shtetit thuhet se arrestimi i ish-deputetit Ndoka është kryer pas urdhrit të arrestit të nxjerrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda që ka caktuar masën “arrest në burg”. Ai dyshohet për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …