Policia e Shqipërisë ka njoftuar se fal masave të ndërmarra për siguri, protesta e organizuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kaloi pa incidente. Policia ka njoftuar se në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e protestës, paradite rrugët anësore me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përreth godinës së kryeministrisë, u rrethuan me forca të shumta policore. Në total rreth 1600 forca policie, 400 prej të cilave Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, formuan një kordon mbrojtës, sipas një plani që kaloi në gatishmëri Policinë e Shtetit nga mbrëmja e të premtes deri në përfundim të protestës. Në këtë protestë, ndryshe nga të mëparshmet, kishte pak femra police. Protesta ka përfunduar në ora 14.00 ndonëse ishte paraparë të vazhdonte deri në ora 16.00.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …