Policia e Shtetit e Shqipërisë ka arrestuar disa policë, një biznesmen dhe një prokuror, në Tiranë, Shkodër dhe në Kukës

Policia e Shtetit e Shqipërisë  ka ndërmarrë një mega-operacion në disa qytete të vendit, në Tiranë, Shkodër dhe në Kukës ku janë arrestuar policë, një biznesmen dhe prokurori i Kukësit. Ky aksion u ndërmor në kuadër të një bashkëpunimi të SPAK-ut dhe autoriteteve franceze të cilat kanë zbërthyer aplikacionin “SKY” të përdorur nga bota e krimit. Në pranga ka përfunduar biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri i shkarkuar një javë më parë dhe drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita. Sipas të dhënave paraprake nuk bëhet e ditur menjëherë se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar. Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e organizuar gjatë mbrëmjes së 26 korrikut të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Kontrolloni gjithashtu

Radha e re e takimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi planifikohet të mbahet më 24 tetor, në Bruksel

Javën e ardhshme, më 24 tetor, pritet të zhvillohet takimi, në kuadër të dialogut për …