Policia e Shtetit në Shqipëri bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë në protestën e opozitës

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa ka ‘blinduar ‘ edhe të gjitha qendra e votimit në të gjithë vendin. Burime zyrtare pohojnë se sot në orën 18:00, 5851 punonjës policie janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, duke i marrë në ruajtje. Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë vendin:

– 5 362 Qendra Votimi

– 90 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor

Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, Policia e Shtetit ka angazhuar 5851 punonjës policie.

Ndërkohë nga KZAZ-të nuk ka përfunduar ende shpërndarja e plotë e materialeve zgjedhore për në VNV.

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 07:00 të datës 25.06.2017 kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Nga strukturat e Policisë së Shtetit janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore.

Paraditen e datës 24.06.2017 është bërë instruktazhi i të gjitha forcave të policisë, në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të ngarkuar me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor.

Në Komisariatin Nr 1 Tiranë ka marrë pjesë në instruktazh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku ju ka kërkuar gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit të tregojnë profesionalizëm, paanshmëri e korrektësi në detyrë. Pranë strukturave qendrore e vendore të policisë funksionojnë grupet e drejtim – koordinimit, të cilat janë ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunikim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun.

Në vijim, veprimtaria e Policisë së Shtetit, do të fokusohet në përmbushjen e detyrave për:

Ruajtjen e Qendrave të Votimit, proces i cili do të vijojë deri në momentin kur KQV-ja fillon veprimet paraprake për çeljen e votimit.

Në menaxhimin e situatave apo të dhënies ndihmë për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Qendrat e Votimit, në rastet e kërkesës së ligjshme të Komisioneve të Qendrave të Votimit.

Shoqërimin e materialeve të votimit nga Qendrat e Votimit për në Vendet e Numërimit të Votave.

Marrjen në ruajtje dhe sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave.

Kryerjen e veprimeve procedurale për të gjithë ngjarjet / incidentet që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor, duke bashkëpunuar me prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Dhënien e ndihmës për rivendosjen e rregullit dhe të rendit publik në Vendet e Numërimit të Votave, në rastet e kërkesës së ligjshme të KZAZ-ve.

Shoqërimin e materialeve zgjedhore nga Vendet e Numërimit të Votave për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në përfundim të procesit zgjedhor.

Si dhe garantimin e rendit publik në të gjithë territorin e vendit.

Në të gjithë vendin aktualisht situata përsa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë.

Policia e Shtetit, krahas angazhimit maksimal për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në aktet normative në kuadër të procesit zgjedhor, është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë vendin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …