Ilir Proda u propozua nga Ministri i Brendshëm në Këshillin e Ministrave për të drejtuar Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit, në Shqipëri, ka caktuar masat e sigurisë për protestën e sotme të opozitës

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në Shqipëri, Ilir Proda është takuar me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë lidhur me masat e sigurisë  për protestën e sotme të opozitës. Ilir Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivët në terren që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet të jenë sa më të pakta. Ai po ashtu ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Një porosi e veçantë ka qenë dhe për personat me precedentë të mëparshëm.  Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”, ka kërkuar Drejtori i Policisë së Shtetit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …