Policia e Shtetit në Shqipëri bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë në protestën e opozitës

Policia e Shtetit në Shqipëri i ka kërkuar PD-së të ndalë luftën e përditshme politike kundër punës policisë

Policia e Shtetit në Shqipëri i ka kërkuar Partisë Demokratike që të ndalë “luftën e përditshme politike kundër punës dhe rezultateve të saj”. “Në respekt të opinionit publik, por edhe punës së pakursyer të trupës policore, rikujtojmë se politika nuk bëhet duke sulmuar policinë, por duke mbështetur përpjekjet e saj kundër krimit dhe paligjshmërisë. Është shqetësuese përsëritja e përditshme e sulmeve dhe baltës kundër Policisë, në një kohë që Policia është përditë në betejë me krimin”, lexohet në komunikatën e Policisë së Shtetit. “Kur Policia është kundër krimit, PD-ja është kundër Policisë. Edhe më shqetësues bëhet ky fakt, teksa rezultatet kundër kultivimit të drogës rriten. Kjo luftë që nisi në pranverën e viti 2014 në Lazarat e që vazhdon përditë edhe sot, është një histori suksesi që Policia e Shtetit po e shënon çdo ditë. Policia e Shtetit fton PD-në të denoncojë në Prokurori çdo informacion që zotëron për kultivimin e narkotikëve si dhe për çdo person të implikuar. Kjo ndihmon shumë më tepër sesa balta e hedhur përditë mbi Policinë e Shtetit”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …