Policia e Vitisë falënderuese ndaj Institucioneve komunale për mbështetje të vazhdueshme me masa mbrojtëse

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka shprehur falënderim ndaj Institucioneve komunale të Vitisë, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë institucionit që udhëheq ai. “Shfrytëzoj nga rasti, që të falënderoj Institucionet komunale, posaçërisht kryetarin Haliti, që na kanë mbështet me masa mbrojtëse, maska, doreza, dezinfektues dhe pajisje tjera që shërbejnë për mbrojtje nga virusi, për gjatë kësaj periudhe sa po përballemi me këtë situatë. Këtë ndihmë e vlerësojmë si kontribut tejet të madh, me qenë se shërben për mbrojtjen e shëndetit të pjesëtarëve të policisë që në vazhdimësi janë në terren dhe të rrezikuar nga infektimet. Andaj, në emër të stacionit policor në Viti, në emër të të gjithë pjesëtarëve të policisë, iu falënderoj për këtë mbështetje”, u shpreh kapiteni Halili, në pranimin edhe të një dezinfektuesi montues që iu dhurua policisë për ta vendosur në hyrje të objektit të policisë. Ndërsa kryetari Haliti, shprehi mirënjohje për punën tejet të mirë që është duke e bërë policia dhe tha se me situatën me të cilën po përballemi, është më se e nevojshme që të gjithë të jemi të përkushtuar që gjendjen epidemiologjike ta kemi të menaxhueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …