Franca ka parandaluar një akt terrorist dhe po mban katër të dyshuar në paraburgim, tha të hënën ministri i Brendshëm francez dhe një burim policor. Burimi i policisë tha për “Reuters” se katër të dyshuarit ishin arrestuar me dyshimin për blerjen e armëve “me qëllim kryerjen e një akti terrorist”. “Kemi pasur dëshmi të mjaftueshme për të na udhëhequr për të besuar se ishte duke u planifikuar një sulm madhor,” u tha gjithashtu gazetarëve të hënën ministri i brendshëm Christophe Castaner.
