Dy shoferë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Agim Asllani dhe Altin Tafa, me pasaportë diplomatike, janë ndaluar nga policia greke në Janinë me dyshimin se transportojnë materiale propagandistike. Sipas burimeve policore, ata kanë kaluar kufirin shqiptaro-grek dhe janë ndaluar për një kontroll në brendësi të kufirit, në aksin që lidh Kakavijën me Janinën. Gjate kontrollit, dy të ndaluarve, të cilët deklaruan se janë punonjës të Ministrisë së Jashtme shqiptare u janë gjetur libra dhe abetare në gjuhën shqipe, çka sipas agjentëve është vlerësuar se po transportonin materiale propagandistike kundër Greqisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …