Policia greke, ajo kufitare më se tepërmi, por në raste të veçanta edhe në aksione sporadike, ka dëbuar nga Greqia mbi 5500 shqiptarë që nga fillimi i vitit 2018. Ndërsa, nga shifrat zyrtare del se 117 shqiptarë janë kthyer nga pala helene vetëm në muajin që lamë pas, në tetor. Siç shkruan sot Shekulli, gazetari nga Athina, Shpëtim Zinxhiria, shprehet se gjithsej 5 682 shqiptarë janë kthyer nga vendi helen nga fillimi i vitit 2018. Ndërsa në Greqi ka persona nga 134 vende të botës, shqiptarët përbëjnë gjysmën e atyre që janë dëbuar, thuajse rast unik ndaj një etnie. Për trajtimin e migracionit të parregullt, policia helene për muajin tetor ka dëbuar për vendin e tyre të origjinës 517 shqiptarë. Theksojmë se në këtë vend jetojnë komunitete emigrantësh nga 134 vende të botës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …