Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të realizuar në tri qytete të Kosovës ka arrestuar 15 persona për krim dhe trafikim me qenie njerëzore. Në konferencën për medie zyrtar të Policisë së Kosovës njoftuan se gjatë realizimit të këtij aksioni është arritur që të shpëtohen dy viktima të trafikimit, femra shqiptare nga Kosova. Ato janë dërguar në trajtim të mëtutjeshëm në strehimore për viktimat e trafikimit. Operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës ka rezultuar me konfiskimin e armëve, parave të gatshme, aparate të lojërave të fatit si dhe prova tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …