Policia ruse ka arrestuar mijëra qytetar që po protestonin kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit zyrtar, aktivistin Alexei Navalny. Reuters njofton se ai ju ka bërë thirrje thirrje mbështetësve të tij që të protestojnë për arrestimin e tij me t’u kthyer në Rusi nga Gjermania ku po trajtohej si pasojë e helmimit. Nga ana tjetër, policia ju kishte bërë thirrje qytetarëve që të mos protestojnë sepse kjo do të ndikonte në përhapjen e infektimve eme koronavirus. Por pavarësisht thirrjeve të policisë dhe temperaturave tejet të ulëta, dhjetëra mijëra qytetar kanë dal në protesta për ta kundërshtuar burgosjen e aktivistit dhe kritikut të Kremlinit zyrtar, Alexei Navalny. Kujtojmë se ai është helmuar me një agjent nervor dhe beson se sulmi është kryer nga agjentët e sigurimit të shtetit rus gjatë muajit gusht të vitit 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …