Policia ka arrestuar një serb në stacionin e autobusëve në Prishtinë për shkak të nxitjes së qytetarëve për ta braktisur Kosovën. Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë pasi ai ju kërkonte qytetarëve para për t’i dërguar në vendet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Serbisë. Policia e Kosovës ka ndërmarr veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për intervistim në stacion policor një të dyshuar mashkull serb. Policia edhe më tej do të ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe për çdo vendim lidhur çështjen do të njoftoheni me kohë, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …