Policia e Kosovës ka arrestuar sot shefin e sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës dhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës. Erzen Vraniqit, nga zyra për informim bëri të ditur se policia është futur në komunë pa autorizim në kabinetin e Kryetarit të komunës dhe pa fletë arrest, raporton KosovaPress. Ndërsa po ashtu sipas Vraniqit, policia ka arrestuar pjesëtarët e sigurimit pse këta të fundit kanë kryer detyrën e tyre, duke i kërkuar autorizimin policisë së Kosovës për të hyrë në objektin e komunës. Pjesëtarët e arrestuar të sigurimit janë Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …