Policia e Kosovës ka publikuar një Raport 24 orësh për ngjarjet në Zveçan e Zubin Potok. Në Raport thuhet se në Zveçan ( dje ) rreth orës 08:45 persona të panjohur kanë thyer xhamin e zyrës për regjistrim dhe kanë hedhur dy granata dore. Njësia për deminim ka dal dhe ka bërë asgjësimin e mjeteve të pa shpërthyera në mënyrë të kontrolluar. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin. Në Raport gjithashtu thuhet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë zyra e Komunës së Zubin Potokut. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …