leoni

Policia ka lënduar dhe ka arrestuar disa protestues të fshatit Mushtisht

Policia ka lënduar dhe ka arrestuar disa protestues të fshatit Mushtisht

Policia ka lënduar dhe ka arrestuar disa protestues të fshatit Mushtisht, të cilët nuk po lejojnë kthimin e kriminelëve serbë në fshat. Pas një përleshjeje mes forcave policore dhe protestuesve në Mushtisht, gjendja vazhdon të tensionohet. Policët po përpiqen t’ua lirojnë rrugën serbëve, të cilët kanë ardhur me autobusë nga Serbia.  Burimet nga ky lokalitet bëjnë të ditur se policia ka hapur njëra korsi e rrugës së bllokuar nga protestuesit, ndërsa pritet ardhja e serbëve. Një javë më parë,  disa të rinj nga ky fshat vendosën një pllakat në qendër të Mushtishtit, kundër kthimit të paralajmëruar të ish-banorëve serbë të këtij fshati. Në pllakati n e ilustruar me fotot e krimeve të kanë kryer serbët shkruante: “Kjo është ajo që lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokalë!”. Ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq kishte paralajmëruar kthimin e serbëve në Mushtisht. shqiptarë të fshatit i akuzojnë ish-fqinjët e tyre serbë se përfshinë në fushatat e vrasjeve të njerëzve të fshatit, djegies së shtëpive dhe plaçkitjeve gjatë kohës së luftës së vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …