Policia e Kosovës

Policia përgënjeshtroi mediet që sajonin lajme alarmuese për ikje nga Kosova

Policia ka përgënjeshtruar mediet që sajonin lajme alarmuese për ikje të qytetarëve të shumtë nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka njoftuar se punonjësit në pikat doganore nuk kanë vërejtur shtim të fluksit të qytetarëve nëpër vendkalimet kufitare por se numri i qytetarëve që kanë dal nga Kosova ka qenë i njëjtë si në javët paraprake. Zëdhënësi, Daut Hoxha ka shtuar më tutje se Policia e Kosovës nuk ka asnjë njoftim nga vendet e Bashkimit Evropian se ka rritje të kërkesave të banorëve të Kosovës për azil në ato vende.

 

 

 

 

RKL: Lajmet   për orën 21.00

 

Kuvendi i Kosovës, pas disa shtyrjeve të punimeve  gjithnjë në pritje të deputetëve serbë, që kanë qëndruar në Beograd, për t u konsultuar me kryeministrin e Serbisë Vuçiq,  është mbledhur për të votuar qeverinë e re që do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj. Në fjalën e tij, Haradinaj ka prezantuar prioritetet e kabinetit të tij, që do të jenë: forcimi i rendit dhe ligjit, anëtarësimi në NATO, integrimi, dialogu me Serbinë.  “Kosova sot rrezikohet nga rreziqe të reja e të vjetra, ndaj asaj i duhet së pari siguri e brendshme, forcim i rendit dhe shtetit ligjor. Vetë Kosova do të ndihet e sigurtë vetëm me anëtarësimin në NATO dhe ne do të punojmë për ta çuar drejt NATO-s. Anëtarësimi në organizmat ndërkombëtare është vështirësuar, por ne do të punojmë edhe për këtë. Ne do punojmë në kohë rekord për implementimin e MSA-së dhe do të marrim statusin e vendit kandidat. Gjithashtu, ne do të forcojmë miqësinë me Shtetet e Bashkuara, një miqësi e përhershme dhe jo vetëm për kohë të vështira. Sa për rajonin, dialogu me Serbinë nuk ka alternativë”, ka thënë Haradinaj.

 

Fjalimi i kreut të AAK-së është pasuar nga ai i përfaqësuesit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka kërkuar një mocion të menjëhershëm për votimin e qeverisë.  “Programi i qeverisë ishte i shkurtër sepse ishte i varfër. E meqenëse është kështu dhe mësuam emrat, propozoj që le të dalë qeveria Haradinaj në votë, tani dhe këtu. Ne kërkojmë një mocion”, ka thënë Konjufca. deputeti i LDK-së, deputeti Avdullah Hoti ka mbështetur nismën e Vetëvendosjes, por në mungesë të deputetëve të Listës Serbe, drejtuesi i seancës Kadri Veseli ka kërkuar pauzë.

 

Koalicioni PDK-AAK-NISMA  nuk ka pranuar  të fillojë  votimi të menjëhershëm për Qeverinë, por ka kërkuar debat paraprak ashtu sikur parashihet në rendin e ditës së Kuvendit Enver Hoxhaj, në emër të PDK-së, AAK dhe Nismës, ka kërkuar që të vazhdohet me debat në Kuvendin e Kosovës. Kjo pas kërkesës së VV-së dhe LDK-së e Alternativës që të shkohet menjëherë në votim të Qeverisë. Koalicioni nuk e pranoi këtë kërkesë duke e pas parasysh faktin se në sallë mungojnë deputetët e Listës Serbe, të cilët nuk dihet se kur do të kthehen nga Beogradi. Mosprania e tyre në Kuvend tregon se Qeveria e Beogradit ka filluar ta shantazhojë Qeverinë Haradinaj, e cila i ka numrat kritikë  dhe mjafton mungesa e një deputeti serb  që Qeveria të mos votohet.

 

Pakënaqësia e disa deputetëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA ka bërë që të vihet në pikëpyetje mundësia e grumbullimit të 61 deputetëve. Është raportuar se Qeverinë nuk do ta votojë, Deputeti i NISMËS. Zafir Berisha, ka dyshime se edhe disa deputetë të tjerë janë larguar nga salla. të cilët paraprakisht kanë pasur vërejtje në emërimin e deputetëve të caktuar, për të cilët gishti iu ka drejtuar kryetarit të vendit, Hashim Thaçi.

 

PDK-ja e cila ka bazën e vetë të votuesve në Drenicë, pavarësisht rënies drastike të numrit të votuesve në përgjithësi, në zgjedhjet e 11 qershorit. Por kreu i kësaj partie nuk ka caktuar asnjë ministër nga ky rajon që vazhdon të jetë më i varfëri në Kosovë, ndërsa gjatë luftës më i dëmtuari në të gjitha segmentet . Në ish koalicionin qeverisës PDK-LDK ishte vetëm një ministër me prejardhje nga Drenica, z Ferat Shala, por ishte emëruar në postin e ministrit, pasi kishte dhënë dorëheqje ministri i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani.

 

Sekseri i LDK-së dhe i familjes Rugova, Dardan Gashi ka dy poste  të larta në Qeverinë Haradinaj edhe pse deputetja Teuta Rugova nuk e ka votuar Kryetarin e Kuvendit por nuk pritet ta votojë as Kabinetin Haradinaj. Sekseri,  Gashi tash për tash  ka marrë postin  zëvendës-kryeminisrtit dhe ministrit  të Diasporës. Lista Rugova nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, e vetme por as në kuadër të LDK-së. Javë më parë Dardan Gashi në cilësinë e ndërmjetësuesit ishte i pranishëm në takimin mes Ramush Haradinajt dhe familjes Rugova. Pas këtij takimi në media u raportua se nëse deputetja e LDK-së, Teuta Rugova do ta votojë PAN-in, Gashi edhe mund të rikthehet në postin e ministrit.

 

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë të ditur se kanë qartësuar kushtet nën të cilat kanë vendosur të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës. Duke folur për këto kushte, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka theksuar se kërkesë kryesore e partive serbe është formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes në dialogun në Bruksel. Ai ka shtuar më tutje se pjesë e marrëveshjes për ta votuar Qeverinë Haradinaj është edhe mbrojtja e pronës dhe kthimit të të zhvendosurve, si dhe zbatimi i ligjeve të Kosovës, në mënyrë që ato të mos mbeten “shkronjë e vdekur në letër”, njoftojnë mediet serbe.

 

Policia ka përgënjeshtruar mediet që sajonin lajme alarmuese për ikje të qytetarëve të shumtë nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka njoftuar se punonjësit në pikat doganore nuk kanë vërejtur shtim të fluksit të qytetarëve nëpër vendkalimet kufitare por se numri i qytetarëve që kanë dal nga Kosova ka qenë i njëjtë si në javët paraprake. Zëdhënësi, Daut Hoxha ka shtuar më tutje se Policia e Kosovës nuk ka asnjë njoftim nga vendet e Bashkimit Evropian se ka rritje të kërkesave të banorëve të Kosovës për azil në ato vende.

 

Të hënën, në ditën kombëtare të Katalonjës, qindra mijëra mbështetës të pavarësisë pritet të zbresin në rrugët e Barcelonës në një demonstrim force. E gjithë kjo, thotë ish-ministri i Jashtëm i Spanjës, njëkohësisht ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, tingëllon si recetë për një krizë të paparashikuar dhe kaotike që kërcënon ta shtyjë vendin drejt territoresh të pashkelura më parë. Situata ka dalë jashtë kontrollit, është komenti i Solanës për “New York Times”; nuk jemi më ne një situatë të zakonshme konflikti ku politikanët hahen me njëri-tjetrin, por të paktën i respektojnë rregullat e lojës. Në asnjë vend të BE-së, kujtojnë analistët, rajonet nuk kanë kaq shumë të drejta autonomie sa në Spanjë. Meqenëse me përjashtim të kërkesës për para, ato nuk kane çfarë të pretendojnë më tepër, në fund u mbetet vetëm dëshira për një shtet të vetin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …