Policia e Kosovës njofton se edhe gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar qindra gjoba ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin anti-covid-19. Nga raporti i Policisë së Kosovës mësohet se numri i gjobave në 24 orët e fundit ka arritur në 747. Ligji Anti-COVID-19, ka për qëllim të parandaloj përhapjen e këtij virusi. Gjoba për mos mbajtje të maskës varion nga 35 euro për mos mbajtje të maskës deri në qindra euro për shkelje më të mëdha.
