Aeroporti Adem Jashari

Policia ka shtuar praninë e saj dhe masat e sigurisë në Aeroportin “Adem Jashari”

Policia ka shtuar sot praninë e saj dhe masat e sigurisë në Aeroportin “Adem Jashari”. Zyrtar të Policisë së Kosovës kanë thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për rritjen e pranisë së organeve të rendit sepse prania më e madhe e policisë është rutinë në kuadër të shtimit të masave të sigurisë. Pas zhvillimeve të fundit, por edhe me ardhjen e shumtë të bashkatdhetarëve në Kosovë, Policia ka ndërmarrë shtimin e masave të sigurisë dhe prania e policëve në Aeroport është vetëm rutinë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është cituar të ketë deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …