Policia kërkon nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar

Policia ka kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar pasi reshjet e borës dhe ngricat po paraqesin problem, prandaj kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për t’i shmangur aksidentet. “Referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”, thuhet në komunikatën e policisë. Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e sigurisë në trafik”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …