leoni

Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë në bashkëpunim me OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues në Morinë

Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë në bashkëpunim me OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues në Morinë

Policia kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues të ndjekjes konstante ndërkufitare, ushtrim i cili u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë. Sipas Policisë së Shqipërisë, synimi i kësaj veprimtarie ishte testimi i protokollit dypalësh të ndjekjes konstante ndërkufitare, i cili u negociua dhe nënshkrua në vitin 2015 mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. “Në këtë veprimtari morën pjesë, pjesëtarët e Grupit të Punës të Ekspertëve që e negociuan këtë marrëveshje, përfaqësues të Prokurorisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës së parë të kësaj veprimtarie, pjesëmarrësit u njohën hollësisht me konceptin e ndjekjes konstante ndërkufitare përmes përvojave që u sollën nga vende të ndryshme evropiane, si dhe përmes prezantimeve që shtjellonin anën ligjore të këtij aspekti të punës policore. Veç kësaj, u diskutua edhe rreth bashkëpunimit mes Policive Kriminale dhe të Rendit Publik nga njëra anë dhe Prokurorisë nga ana tjetër lidhur me këtë aspekt të punës policore. Ditën e dytë të veprimtarisë u zhvillua në ushtrim simulues, ku pjesëmarrësve iu dha një skenar dhe iu kërkua që ta vinin atë në zbatim në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …