Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka arrestuar shtatë të dyshuar për krime kundër civilëve në periudhën e luftëas më 1992-95, kanë thënë autoritetet e sigurisë. Ky grup kriminelësh është zënë në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac, është thënë në një deklaratë të agjencisë së sigurisë në këtë shtet. Më shumë se 100 000 qytetarë, shumica dërmuese myslimanë të Bosnjës janë vrarë në luftën e viteve 1992-1995. Lufta ka përfunduar me Marrëveshjen e Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …