Policia nuk e pengoi serbin kur hoqi pankartën e studentëve shqiptarë te Kisha politike e Milosheviqit

Policia nuk e pengoi serbin kur hoqi pankartën e studentëve shqiptarë te Kisha politike e Milosheviqit

As edhe një orë nuk ka qëndruar pankarta e vendosur në kishën serbe në Prishtinë. Atë e ka hequr një person pasi që nga vendi i ngjarjes janë larguar studentët dhe të gjitha mediat, raporton Kosovapress. Pankarta, ku ishin të ekspozuara fotografitë me masakrat e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve, gjatë luftës në Kosovë është vendosur nga një grup studentësh të Universitetit të Prishtinë. Ata kanë kërkuar që kisha të shndërrohet në një muze ku do të përkujtohej gjenocidi i serbëve ndaj shqiptarëve. Pankarta është hequr në prani të Policisë,  por policët nuk  kanë reaguar ndaj këtij veprimi. Ndërkohë është bërë e ditur se personi që ka hequr pankartën nga muri i kishës ishte një serb.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …