leoni

Veriu i Mitrovicës

Policia nuk trazon uzurpatorët serbë në veri të Mitrovicës

Aksioni i Policisë për lirimin e pronave të uzurpuara u kufizua vetëm në Prishtinë dhe Ferizaj, anipse tri komunat në veri të Kosovës mbajnë rekordin për uzurpim të pronave, pasurive dhe aseteve të ndryshme. Sipas të dhënave të ndryshme, qoftë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit apo institucioneve të tjera, në veri janë uzurpuar rreth 400 prona të shqiptarëve. Bëhet fjalë kryesisht për shtëpi në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, patundëshmëri dhe tokë. Këto uzurpime u bënë në fillim të vitit 2000, atëherë kur strukturat paramilitare serbe në bashkëpunim me KFOR-in francez dëbuan nga veri i Mitrovicës mbi 12 mijë shqiptarë. Deri më tani, institucionet janë treguar të pafuqishme në luftën kundër uzurpatorëve serbë. Kthimi i pronave te pronarët e ligjshëm në veri ka ndodhur vetëm në disa raste që mund të numërohen me gishta.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …