Policia e Kosovës po bënë përpjekje që distanca në mes të protestuesve të opozitës dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës të jetë sa më e madhe. Ka pasur një konflikt verbal në mes të protestuesve të opozitës dhe simpatizantëve të PDK-së të cilët kanë filluar të kremtojnë te selia e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata janë bllokuar nga pjesëtarët e policisë. Ndërkohë policia është duke krijuar një gardhë me trupat e tyre me qëllim të krijimit të një hapësire sa më të madhe në mes të protestuesve të partive opozitare në njërën anë dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
