leoni

Policia po merr fushatë brutale në arrestimin e deputetëve dhe qytetarëve liridashës

         Policia Speciale (e Isa Mustafës, Shpend Maxhunit dhe Skënder Hysenit) deri tani ka arrestuar deputetët e opozitës:

Donikë Kadaj-Bujupi,

 Albin Kurti,

 Haxhi Shala,

Ismajl Kurteshi,

Fisnik Ismajli, ndërsa pritet të arrestojë edhe deputetët,

Albulenë Haxhiu,

Faton Topalli e disa të tjerë.

 

Me qëllim për diskredituar tërë opozitën,  e cila është bërë pengesë për realizimin e qëllimeve antikombëtare të Qeverisë së Kosovës, policia Speciale e vendit, ( ku di edhe me çfarë policësh përbrenda!) me forcë virulente dhe sjellje tejet  arrogante po vazhdon arrestimin e aktivistëve dhe deputetëve në radhët e opozitës. Duke qenë se kjo Qeveri e ka besimin e plotë të Brukselit zyrtar, të Beogradit, Kremlinit  dhe ambasadorëve të vendeve të Quintit, ajo ka marrë përsipër ta instalojë në Kosovë shtetin policor, me qëllim për të realizuar të gjitha kërkesat regresive të një klani partiak qeveritar,  i cili ka uzurpuar pushtetin dhe nuk është në gjendje të qeverisë me mjete e metoda demokratike. Instalimi i pushtetit policor në Kosovë po bëhet me përkrahjen pa rezervë të EULEX-it, UNMIK-ut dhe BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …